LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Historianët tanë në Komisionin për Çështjet Historike me Bullgarinë, mbrojnë interesat e Maqedonisë

Pendarovski: Historianët tanë në Komisionin për Çështjet Historike me Bullgarinë, mbrojnë interesat e Maqedonisë

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski beson se anëtarët maqedonas të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë nuk do të pajtohen me asnjë argument “kuazi historik” apo “kuazi-politik”, siç vijnë shpesh nga Sofja.

Pas hapjes së Shkollës Verore të 55-vjetorit të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Pendarovski, i pyetur për reagimin e opinionit ndaj rekomandimeve të publikuara të Komisionit Historik, theksoi se muajt e kaluar, pas çdo spekulimi apo gjysmë informacioni që vjen nga Sofja, i gjithë populli në vend ngrihet në këmbët e tij dhe përpiqet të shpjegojë se çfarë do të thotë kjo.

“Fjala është për Rekomandimet për të cilat është rënë dakord para tre vitesh, pas të cilave qëndron e gjithë përbërja e pjesës sonë të Komisionit. Dhe nëse pas shpjegimit të djeshëm të të gjitha atyre rekomandimeve nga pala maqedonase e Komisionit, askujt nuk i është e qartë se këto janë rekomandime që në asnjë mënyrë nuk ndërhyjnë në gjuhën dhe identitetin maqedonas, atëherë për ata njerëz që edhe pas kësaj bëjnë se nuk e kuptoj, nuk ka shpëtim”, tha Pendarovski.


Ai theksoi se nuk ka dyshim tek anëtarët e pjesës maqedonase të Komisionit, jo vetëm sot, por edhe në tri vitet e fundit që kur janë emëruar në atë pozitë, se punojnë për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe gjithçka që pason në atë kontekst.

“Nuk kam dyshim as në periudhën e ardhshme se nuk do të pajtohen me asnjë argument kuazi historik apo kuazi politik që shpesh vjen nga Sofja”, theksoi Pendarovski.

Kujtojmë se Komisionet e përbashkëta Historike Maqedoni-Bullgari kanë rënë dakord për disa ndryshime në librat e historisë së të dy vendeve dhe ky informacion krijoi disa reagime kundër në Maqedoni e poashtu edhe në Bullgari.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori