LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Gruevski do të shkojë deri në fund, për ta kthyer autoritetin te partia!

Pendarovski: Gruevski do të shkojë deri në fund, për ta kthyer autoritetin te partia!

Nikolla Gruevski është i vendosur të shkojë në zgjedhje më 5 qershor, i vetëm, jo vetëm ta rimarrë kontrollin e situatës politike në duart e tij, por edhe për të rikthyer integritetin dhe autoritetin në mesin e anëtarëve të saj, ka thënë profesori Stevo Pendarovski për “Free Press”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Në fakt, njëherë zgjedhjet u anuluan. Nëse shtyhen edhe tani, dhe nëse ka datë të tretë për zgjedhjet, te anëtarësia e tij do të krijohet pakënaqësi dhe apati. Ata do të mendojnë, çka është puna me liderin tonë, kush është faktor. Prandaj do të shkojë deri në fund, për të fituar një shumicë absolute në zgjedhje, do të formohet qeveri njëpartiake dhe Kuvend dhe kështu në këtë mënyrë të sigurojnë pozicione më të mira në negociatat me bashkësinë ndërkombëtare për zgjedhjet e ardhshme në ndonjë datë të re. Ai nuk e fsheh se nuk do të ketë zgjedhje të reja, por në negociatat rreth tyre do të fillojë me pozicita më të qëndrueshme. Në këtë qeveri tashmë nuk ka kontroll të plotë, kurse në njëparti, do të jetë një sundimtar absolut’, tha Pendarovski.

Ai tha se Gruevski në muajt e ardhshëm nuk i diktonë zhvillimet politike në Maqedoni, ai nuk është mësuar në atë.


‘Ai don të urdhërojë. Muajin e fundit demokracia është në rrugë, nuk është në institucione që janë vetëm për zbukurim. Ngjarjet politike e diktojnë Revolucionin Laraman, kurse ai dëshiron të tregojë se ai është kryesori, dhe jo huliganët, ashtu siç i quan demonstruesit’, thekson Pendarovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori