Pendarovski dhe Vuçiq me një fotografi nga Davos përshëndesin vendimin e Kishës Ortodokse Serbe

Me një fotografi të përbashkët nga Davos, presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Stevo Pendarovski dhe Aleksandar Vuçiq, e përshëndetën vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për pranimin e autoqefalisë së KOM- KO-së, si një hap në drejtimin e duhur.
Më herët kreu i shtetit përgëzoi vendimin dhe tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit të besimit ortodoks.
“Vendimi i Kishës Ortodokse Serbe do të kontribuojë në korrigjimin e padrejtësive historike dhe do të hapë mundësinë për rritje të re dhe të papenguar shpirtërore të Kryepeshkopatës së Ohrit. Besoj se i gjithë procesi i njohjes së autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit do të përfundojë me nënshkrimin e afërt të Tomos nga Patriarku Ekumenik HH Bartolomeu, i cili do të kontribuojë në përmbushjen e një prej interesave tona kombëtare dhe përparimin dhe pajtimin në shoqërinë maqedonase”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.
Urime nga Roma ka dërguar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Sot është një ditë e madhe, historikisht, kur nderojmë vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, për të marrë autoqefalinë e kishës sonë si të barabartë me të tjerët dhe si njohje të trashëgimisë së saj në madhështinë shpirtërore të Kryepeshkopatës së lashtë të Ohrit dhe si pjesë autentike e identitetit maqedonas. Gëzohemi së bashku me të gjithë të krishterët ortodoksë në vendin tonë për lajmin historik me të cilin Kisha Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit fiton autoqefalinë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Ditë e madhe për Kishën tonë të Shenjtë Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvinë e Ohrit, ka shkruar në Facebook kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Kisha jonë duhet të jetë e bashkuar, Sinodi ynë, kleri, ashtu siç duhet të bashkohet edhe populli ynë dhe atëherë do të kapërcehen të gjitha tundimet, stuhitë dhe mundimet. Le të vazhdojmë të ecim të bashkuar. Urime për urtësinë, unitetin dhe dinjitetin e Sinodit dhe lumturinë e tij gg. Stefan, për ndërtimin e urave, për mbrojtjen e identitetit dhe vlerave në të cilat besojmë, për kapërcimin e zbrazëtirave të dekadave dhe shekujve”, ka thënë në një mesazh urimi lideri i VMRO DPMNE-së.
Urime kanë dërguar edhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe ish-kryeministrat Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri