LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski dhe Radev së bashku udhëtojnë për në Romë, për të nderuar vëllezërit e Kirili e Metodi

Pendarovski dhe Radev së bashku udhëtojnë për në Romë, për të nderuar vëllezërit e Kirili e Metodi

Presidentët e Republikës së Maqedonisë së Veriut; Stevo Pendarovski dhe i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, bashkarisht do të nderojnë veprën e vëllezërve Kirili e Metodi në Romë, pasi që atë nuk e bënë vitin e kaluar për shkak të gjendjes së përkeqësuar me pandeminë e Kovid-19.

Për shkak të protokolleve shëndetësore të kreut të Kishës katolike, papa Françeskut, delegacioni i kryesuar nga dy presidentët nuk do të nderojë iluministët mbarësllovenë sot, por vizita është planifikuar për më 26 dhe 27 maj.

Sot, më 24 Maj, në Ditën e iluministëve mbarësllovenë në Romë dhe Vatikan do të qëndrojë delegacioni i KOM-it, i kryesuar nga peshkopi Pimen, ku do të kryejë shërbesë fetare në varrin e Shën Kirilit.


Siç kumtoi kabineti i presidentit, dy delegacionet do të udhëtojnë së bashku në Republikën e Italisë më 26 maj, ndërsa më 27 maj presidentët Pendarovski dhe Radev do të vendosin lule në bazilikën Santa Maria Maxhore, ku në shekullin IX Papa Adriani i Dytë i bekoi alfabetin dhe librat e shkruar nga Kirili e Metodi.

Delegacionet e të dy vendeve, kryesuar nga Pendarovski dhe Radev së bashku me aeroplan bullgar, do të udhëtojnë drejt Romës. Presidenti Radev do të vijë në Shkup dhe pas takimit të shkurtë me presidentin Pendarovski në aeroportin e Shkupit, së bashku me gazetarë bullgarë dhe nga Maqedonia e Veriut do të udhëtojnë për në Romë, informojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Sipas programit, delegacioni I vendit, i kryesuar nga Pendarovski dhe ai bullgar i kryesuar nga Radevi do të kenë takime të ndara me kreun e Kishës katolike, Papa Françeskun.

Pendarovski javën e kaluar deklaroi se ky akt është një gjest i mirë simbolik nga të dy anët, i cili mund ta relaksojë atmosferën në prag të negociatave mes dy vendeve lidhur me bllokadën për anëtarësim në BE.

Perndarovski sqaroi se me Radevin nuk do të negociojë, nuk do të ketë negociata formale, sepse shefat e shteteve nuk janë të obliguar për atë, por bashkërisht do t’i nderojnë vëllezërit e shenjtë Kirili e Metodi. Megjithatë shtoi se duke pasur parasysh faktin se shumë kohë do të kalojnë së bashku me presidentin Radev, është e pashmangshme se do të bëhet fjalë edhe për kontestin, por tërë ajo do të jetë në kontekst joformal.

Udhëtimin e përbashkët të Pendarovskit dhe Radevit në drejtim të tentimeve për relaksim të klimës dhe hapjes së rrugës për fillim të engociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në e përshëndetën ministrat e jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Pekisë, Aleksandar Shalenberg, Anzhe Llogar dhe Jakub Kulhanek, të cilët dje ishin për vizitë në vend dhe i shprehën mbështetje pa rezervë proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori