LAJMI I FUNDIT:

Pence: Ambasada amerikane në Jerusalem në vitin 2019

Pence: Ambasada amerikane në Jerusalem në vitin 2019

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se Shtetet e Bashkuara do ta hapin ambasadën në Izrael, në Jerusalem, në vitin 2019.

Pence, i cili gjendet për vizitë në Izrael, tha sot se administrata e presidentit, Donald Trump, do të lëvizë me planin e vet, i cili është vlerësuar si kundërthënës, dhe ambasada do të hapet në fund të vitit 2019.

Më parë parashikohej se lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem do të mund të zgjaste katër vjet.


Në fjalimin e tij në Parlamentin e Izraelit, Mike Pence e ka mbrojtur vendimin e Trumpit për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit. Ky vendim është kritikuar zëshëm nga palestinezët dhe aleatët e tyre arabë.

Palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, që ishte okupuar nga Izraeli, do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

Pas vendimit të Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, palestinezët thanë se ata do ta refuzojnë çfarëdo plani të paqes të prezantuar nga administrata Trump. /REL

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori