Harrojeni se a është kjo gjë e dëmshme për karrierën tuaj, shkruan Sharmadean Reid, autore në prestigjiozen ‘TheGuardian’. Në vend të kësaj, pyetni: a është kjo gjëja e duhur për mua?
“Mua vërtet më pëlqen dikush në punën time. Ne jemi në ekipe të ndryshme, prandaj teknikisht nuk është kundër rregullave, por a do të ishte gjë e dëmshme për karrierën time nëse do ta bëja lëvizjen e para? Unë jam mjaft e re dhe brengosem se njerëzit do të më gjykojnë për veprimet e mia”, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, le ta mbajmë anash idenë e gjykimit: kujt ia ndien se çfarë mendojnë tjerët për ju? Nëse mund ta mjeshtëroni këtë pyetje, atëherë jeni rrugës drejt një jete shumë të lumtur. Gjithashtu, harrojeni dilemën se a është kjo gjë e dëmshme për karrierën tuaj. Në vend të kësaj, pyetni: a është gjëja e duhur për ju?
Personat në punë janë shpeshherë pak të çuditshëm. Në punë do të jeni për shumicën e jetës tuaj, duke shpenzuar më shumë kohë me kolegët sesa me familjarët e miqtë. Vendi i punës është një ambient ku ne e shfaqim një aspekt të vetës sonë: vetën tonë si person produktiv, që ka arritur lart dhe që vishet mirë.
Thënë më thjesht, puna është si teatër, dhe nëse jeni duke kërkuar për një partner afatgjatë, nuk besojmë se është mirë që thjesht nëse ju pëlqen dikush ta merrni si bazë për të krijuar lidhje. Çfarë vërtet dini për atë person? A mund t’i besoni? A mund të mbështetni në të?
Eksploroni të gjitha këto gjëra para se të zhyteni më thellë. Shpeshherë ne hidhemi në lidhje duke i ndjekur dëshirat e brendshme dhe pastaj zhgënjehemi kur personi nuk përshtatet me fantazitë që i kemi brenda kokës.
Nëse thjesht dëshironi të bëni seks me dikon në festën e punës, atëherë duhet ta pranoni faktin se me siguri që do të jeni subjekt i shumë thashethemeve. Gjithashtu do të jetë super e çuditshme kur e takoni njëri-tjetrin në ashensor të punës.
Gjeni kohë për ta njohur atë më mirë. Nëse është diçka e vërtetë, atëherë është e vërtetë – s’ka rëndësi a është koleg apo jo.
Shumë lidhje kanë evoluar duke u takuar njerëzit në punë. Njëkohësisht, shumë karriera janë shkatërruar nga lidhjet e krijuara në zyrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës