LAJMI I FUNDIT:

Pëlqehet “Stani” i Bleonës, mbi gjashtë milionë klikime në YouTube për vetëm dy javë

Pëlqehet “Stani” i Bleonës, mbi gjashtë milionë klikime në YouTube për vetëm dy javë
Foto: Bleona/Instagram

Bleona Qereti ka sjellë një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e saj më të ri muzikor, këngën “Stani,” e cila ka tejkaluar pritshmëritë dhe është pritur me shumë entuziazëm nga publiku.

Kënga është vizualizuar për tregun amerikan, një zgjedhje strategjike që synon të globalizojë muzikën shqiptare dhe ta vendosë atë në qendër të skenës ndërkombëtare.

Me një qasje të freskët dhe moderne, “Stani” ka arritur të mbledhë mbi 6 milionë shikime në YouTube, duke shënuar një tjetër sukses për Bleonën dhe duke konfirmuar se muzika shqiptare mund të tërheqë një audiencë të gjerë në nivel global.


Ky projekt jo vetëm që thekson potencialin e muzikës tradicionale shqiptare, por edhe demonstruar mënyrën se si ajo mund të përshtatet për tregun ndërkombëtar pa humbur identitetin e saj.

Globalizimi i muzikës shqiptare në botë - Bleona thyen akullin me "Stani": Dua që bota të dëgjoj shqip
Lexo po ashtu Globalizimi i muzikës shqiptare në botë - Bleona thyen akullin me "Stani": Dua që bota të dëgjoj shqip

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Bleona ndau detaje të rëndësishme mbi këtë projekt dhe tregoi se “Stani” është pjesë e një serie projektesh të reja që do të publikohen në vazhdimësi.

Ajo foli për rëndësinë e ripërpunimit të këngës, duke theksuar se përzgjedhja e një kënge të vjetër shqiptare synon të ngjallë një ndjenjë krenarie për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, duke e bërë atë të arritshme dhe tërheqëse për një audiencë të re dhe globale.

Ky projekt i Bleonës vjen si një dëshmi e angazhimit të saj për të promovuar muzikën dhe kulturën shqiptare përtej kufijve dhe është pritur me përgëzime dhe mbështetje të madhe nga fansat e saj dhe kritikët e muzikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori