LAJMI I FUNDIT:

Pelle zbulon se çfarë i tha Neuer pas ndeshjes

Pelle zbulon se çfarë i tha Neuer pas ndeshjes

Penalltia e humbur nga sulmuesi italian, Graziano Pelle, në sfidën e mbrëmshme ndaj Gjermanisë hoqi mundësinë për “axurrët” që të thellonin avantazhin, por ajo që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare dhe të rrjeteve sociale, ishte gjesti i tij drejtuar portierit gjerman.

Pelle u kap nga telekamerat që transmetonin ndeshjen çerekfinaliste duke i thënë se do t’i shënonte një penallti në formën e “lugës”, por rezultati ishte zhgënjyes.

Graziano Pelle


Italia humbi avantazhin e një penalltie dhe më pas u eliminua nga Gjermania, ndërsa Pelle u bë objekt i ironive në rrjete socile, duke ‘irrituar’ disi edhe italianët me ‘mendjemadhësinë’ e tij.

Lexo më shumëNjëzet të dashurat më të mira të lojtarëve dhe profilet e tyre në Instagram, në mesin e tyre dhe një shqiptare (Foto)

Një ditë pas ndeshjes, sulmuesi ka kërkuar falje: “Më vjen keq, i kërkoj falje Italisë, njerëzve që më duan dhe juve”, ka thënë ai sipas mediave italiane, transmeton PanoramaSport.

Ndërsa ka shtuar se ishte përgatitur më parë në stërvitje për gjuajtjen e 11-metërshave, duke i realizuar pothuajse gjithmonë.

Graziano Pelle

Pelle rrëfeu edhe një pjesë të fjalëve që i tha portieri Manuel Neuer pas ndeshjes.

“Nuk doja të ofendoja Neuer. Në fund të ndeshjes erdhi tek unë dhe më tha që je një lojtar i madh. Ju betohem, nuk dua të bëj interesantin, por vetëm se ai lëvizte shumë. Qëllimi im ishte që ta mbaja në qendër pa lëvizur, jo duke e provokuar. Në fakt, kur je në ato fragmente, ka adrenalinë të lartë aq sa edhe ai nuk e kuptoi”, ka thënë Pelle.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

Bundesliga
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori