Përkundër paralajmërimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor se peleti që importohet nga Serbia është i rrezikshëm, kjo lëndë djegëse nuk po kontrollohet nga asnjë institucion përgjegjës.
Ndonëse përballë këtij rreziku pati reaguar edhe vet kreu i kësaj ministrie, Fatmir Matoshi, duke shprehur dyshime se peleti i importuar nga Serbia mund të ketë edhe përbërje të dëmshme, pasi që përmban gomë dhe thëngjill, ende askush nuk ka ushtruar kontroll të posaçëm mbi këtë lëndë.
Ndërkohë, në vendin tonë kontrollohet lënda e parë prej të cilës prodhohet peleti, e që është druri.
Menaxheri i kompanisë “Thes Ari”, Bashkim Zejnullahu, thotë se importuesit e drurit në vend i nënshtrohen të gjitha kontrolleve hitosanitare, pavarësisht se ky i fundit është ekologjik dhe nuk paraqet kurrfarë rreziku për shëndetin e njerëzve.
Sipas tij, në Kosovë nevojiten rreth 20 mijë kubik dru në vit, sasi kjo që nuk sigurohet pa importin e tij nga vende të ndryshme, e edhe nga Serbia.
Ai thotë se jo i gjithë peleti i importuar nga ky vend është i rrezikshëm, porse porositë se për këtë duhet kontrolluar ky produkt, për tu siguruar se është ekologjik, nga mbeturinat e drurit e jo nga ato të gomës.
“Sipas informatave tona zyrtare brenda kompanisë, edhe sugjerimeve që kemi prej Doganës së Kosovës, peleti i importuar nuk kontrollohet nga askush. Nuk duan ta kontrollojnë, kurse lëndën e parë, drurin që e importojmë ne, i nënshtrohemi të gjitha kontrolleve hitosanitare brenda Republikës të Kosovës. Kurse, peleti që importohet brenda Kosovës, për fat të keq nuk kanë arritur. Kjo ka ndikuar ndoshta edhe në çmimin e peletit, që atë koston që ne e paguajmë se paku 10 euro në kontroll të peletit, si kontroll hitosanitar, që nuk e shoh të arsyeshme, sepse druri nuk duhet të ketë këso kontrolli sepse është natyral, është prerje e kontrolluar. Mirëpo, atë koston që ne duhet ta shpërblejmë konsumatorin brenda Kosovës, detyrohemi që ta paguajmë si kontroll sanitar”, thotë ai.
Zejnullahu shpjegon se edhe peleti, si çdo produkt tjetër ka mënyrat e kontrollit, për të cilat thotë se po manipulohet me to.
Përkundër pretendimeve se peleti që importohet në vend përmbushë kushtet, ai thotë se qytetarët deri më tash asnjëherë nuk kanë blerë produkt cilësor, sikur që është ai A1.
“Çdo pelet ka format e kontrollit të cilat garantohen me norma të caktuara të BE-së, e cila quhet EA normë. Dhe, për në Kosovë jemi deri tash të vetmit. Por, në Serbi janë të paktë ata që prodhojnë në bazë të EA normave. Kurse, mbishkrimin mbi paketimet që importohen në Kosovë, të gjithë janë me EA +, A1. Unë mund të siguroj të gjithë blerësit në Kosovë se kurrë nuk kanë blerë A1”, tha ai.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, thotë se çështja e kontrollimit të peletit i përket Agjencionit të Veterinarisë dhe Ushqimit.
Ai thotë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për kontrollimin e këtij produkti përkundër paralajmërimeve të Ministrisë së Mjedisit se peleti që po hynë nga Serbia është i rrezikshëm.
“Çështjet e kontrollit të kualitetit, cilësisë, dyshimeve rreth këtyre, i përkasin Agjencionit të Veterinarisë dhe Ushqimit, dhe sigurisht ata e kanë dhe i marrin të gjitha veprimet. Dogana nuk lejon asnjë mall kur duhet t’i nënshtrohet licencës ose një kontrolli hitosanitar veterinar, pa e pasur dokumentin e bashkëngjitur nga AUV”, deklaron ai.
Ndërsa nga AUV thonë se një kontroll i tillë ndaj peletit nuk bëhet.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i këtij agjencioni, Valdet Gjinovci.
“Sa i përket kontrollit të peletit që ju e përmendët, dhe kohëve të fundit që ka qenë çështje që është ngritur nga mediat dhe debatet e ndryshme, peleti i cili importohet nuk i nënshtrohet kontrollit nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës