LAJMI I FUNDIT:

Pele ka një mesazh pasi mori vaksinën ndaj COVID-19

Pele ka një mesazh pasi mori vaksinën ndaj COVID-19

Legjenda e futbollit Pele bën me shenjë të gishtit të madh ndërsa ai mori vaksinën e tij të parë ndaj COVDI-19 në qytetin e tij në Santos.

80-vjeçari ndau momentin kur u vaksinua në krahun e tij të djathtë me 5.7 milionë fansat e tij në Instagram dhe tha: “Sot është një ditë e paharrueshme”.

Ikona e futbollit, subjekt i një shfaqjeje të re në Netflix që përshkruan jetën e tij nga varfëria e fëmijërisë deri te fituesi i Kupës së Botës në vitin 1970, paralajmëroi ndjekësit: “Unë kam marrë vaksinën. Por, pandemia nuk ka mbaruar akoma. Ne duhet të mbajmë disiplinën për të ruajtur jetën derisa shumë njerëz të kenë marrë vaksinën”.


Brazil legend Pele put his thumb up as he posed for the camera while getting his Covid-19 jab

“Ju lutemi vazhdoni të lani duart dhe të qëndroni në shtëpi nëse është e mundur. Kur të dilni jashtë ju lutemi mos harroni maskën tuaj dhe mbani distancën shoqërore. Kjo do të kalojë nëse mund të mendojmë për të tjerët dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”.

Tifozët u përgjigjën me mesazhe mbështetjeje, me një që i thoshte legjendës që konsiderohej si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave: “Jetë e gjatë për Mbretin”.

The 80-year-old warned the pandemic is not over and people must remain disciplined

Një tjetër tha: “Jetë e gjatë për mbretin e futbollit”.

Djali i tij Edinho ka pranuar që babai i tij është ‘mjaft i brishtë’ për shkak të mungesës së rehabilitimit pas operacionit të hip në dhjetor të vitit 2015. /Telegrafi/