LAJMI I FUNDIT:

Pejë, treni godet veturën, lëndohet një person

Pejë, treni godet veturën, lëndohet një person
Foto ilustrim

Treni, i cili qarkullonte në linjën Fushë-Kosovë-Pejë, në fshatin Qyshk ka goditur një veturë, ku për pasojë mbeti i lënduar një person.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, i lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.


“Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, treni që qarkullonte linjën Fushë Kosovë-Pejë në fshatin Qyshk ka goditur një veturë. Me këtë rast një person ka marrë lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/