Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se të mërkurën në Pejë rreth orës 12:30 një mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpi.
Sipas policisë vdekja e viktimës është konstatuar në Spitalin e Pejës.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport
Me vendim te prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion./Telegrafi/