Gjykata e Pejës e ka dënuar me nga 6 vjet e 6 muaj burgim dy persona për veprën penale dhunim.
Siç përshkruhet në aktgjykimin e Gjykatës së Pejës, dy të akuzuarit H.M dhe Sh.G, e kanë detyruar viktimën D.Sh për të kryer marrëdhënie seksuale, pa pëlqimin e saj, duke shfrytëzuar “ndjeshmërinë e saj për shkak të aftësisë mendore të zvogëluar esencialisht (e koduar në sëmundjet ndërkombëtare F-71.0- (ICD-10))”.
Siç thuhet në aktgjykim, nga 5 shkurti e deri më 7 shkurt të vitit 2020, i akuzuari H.M, baba i shtatë fëmijëve, në banesën e tij, pa pëlqimin e viktimës, ka kryer marrëdhënie seksuale.
“Pasi viktima kishte shkuar në banesën e tij me sugjerimin e të akuzuarit Sh.G dhe duke i ditur aftësitë e zvogëluara mendore te saj duke ditur për rrethanën që Sh.G kishte shkuar në banesën e tij dhe ia kishte prezantuar si femrën e tij, i njëjti kryen akt seksual me të, ashtu që për periudhën e cekur që e njëjta kishte qëndruar në banesën e tij dy here kryen marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në aktgjykim.
Kur viktima kishte dalë për të blerë bukë më 7 shkurt 2020, ishte takuar me vëllezërit e saj afër banesës së të akuzuarit H.M dhe rasti ishte raportuar në polici.
Me këtë rast, sipas Gjykatës së Pejës, i akuzuari H.M ka kryer veprën penale të dhunimit.
Ndërsa i pandehuri tjetër Sh. G., është shpallur fajtor për të njëjtën vepër penale, me burgim prej 6 viteve e 6 muajve.
Sh. G u shpall fajtor për shkak se sipas aktgjykimit, nga muaji maj i viti 2019 deri më 7 shkurt 2020, në vende të ndryshme, si ne villa, në parkun e qytetit si dhe në banesën e të pandehurit H. M., e ka detyruar viktimën B. Sh. për te kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, dhe atë duke shfrytëzuar ndjeshmërinë e saj për shkak të aftësisë mendore esencialisht te zvogëluar.
Sh.G pasi ishte takuar me viktimën “te i pesti” kishin vënë kontakt dhe më pas ishin takuar në vende të ndryshme. Duke ditur aftësinë e zvogëluar mendore të saj, i akuzuari Sh.G kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Në aktgjykimin e Gjykatës së Pejës thuhet se sa herë ka dalë me viktimën, Sh.G ka kryer akt seksual me premtimin kinse për martesë. Po ashtu, në aktgjykim thuhet se gjatë kryerjes së aktit seksual i akuzuari edhe e ka incizuar me telefon, pastaj me sugjerimin e tij viktima kishte shkuar ne banesën e H. M. , ku edhe i njëjti kishte kryer akt seksual.
Të akuzuarve H. M. e Sh. G. pas shpalljes së aktgjykimit u është caktuar masa e paraburgimit nga 16 prilli i vitit 2021, i cili do të zgjas deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, jo më shume se dënimi i shqiptuar, e që do t’iu llogaritet në këtë dënim.
Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditëve nga koha e pranimit të të njëjtit, Gjykatës së Apelit. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

BFI: Dënojmë vendimin e Gjykatës Kushtetueses për nisjen e procedurës për deakreditimin e Medresesë Isa Beu

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?