LAJMI I FUNDIT:

Pejanët i thonë jo privatizimit të kinemasë së qytetit

Pejanët i thonë jo privatizimit të kinemasë së qytetit

Banorët e Pejës, 6056 sish, i kanë thënë jo privatizimit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla” dhe kanë përkrahur revitalizimin e skenës së pavarur të kulturës në qytetin e Pejës.

Në konferencën për media në lidhje me peticionin për anulimin e likuidimit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, u bë e ditur se mbledhja e nënshkrimeve ka zgjatë 10 ditë, kurse gjatë kësaj kohe 6056 banorë i janë përgjigjur thirrjes së iniciativës.

Sipas njoftimit, të nënshkruarit në peticion kanë kërkuar, anulimin e procesit të privatizimit përmes likuidimit të Kinemasë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, dhe mbështetjen e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit.


Skena e pavarur e kulturës në qytetin e Pejës, është deklaruar se do të vazhdojë iniciativën deri në momentin kur anulohet procesi i likuidimit.

Në konferencë pjesëmarrësve u është përkujtuar që 70 organizata të shoqërisë civile janë angazhuar në iniciativën për t’ia kthyer kinemanë qytetit, e strukturuar rreth një numri veprimesh, që kanë pasuar deklaratën e përbashkët.

Rekomandimet e shoqërisë civile për institucionet shtetërore janë:

1. Anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë “Jusuf Gërvalla” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit,

2. Mbështetja e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit,

3. Ngritja e fondeve nga buxheti shtetëror, donatorët ndërkombëtar dhe vendor dhe palët e tjera për restaurimin dhe rifunksionalizimin e ndërtesës së Kinema “Jusuf Gërvallës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori