LAJMI I FUNDIT:

Peja shpartallon Trepçën

Peja shpartallon Trepçën

Peja e ka nëpërkëmbur Trepçën në derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur me rezultat 103-69.

Loja më e mirë e pejanëve nisi që në fillet e sfidës dhe pas çerekut të dytë, vendasit kishin epërsi prej 40:33.

Epërsia e nikoqirëve u thellua akoma më shumë gjatë çerekut të tretë. Me 21 pikë epërsi (71:50), Peja e mbylli këtë pjesë loje.

Natyrisht që gjatë pjesës së fundit, Trepça nuk e kishte fuqi që t’i ndryshonte gjërat, ashtu që u dorëzua para fuqisë së pejanëve.


Kur përfundoi çereku i katërt, rezultati ishte 103-69 për ekipin vendas.

Pesë ndeshje, pesë fitore është bilanci i klubit basketbollsitik të Pejës deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/