LAJMI I FUNDIT:
Peja 7° cloudy

“Peja Outdoor Festival” rikthehet me edicionin e dytë të festivalit

“Peja Outdoor Festival” rikthehet me edicionin e dytë të festivalit

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë, Peja Outdoor Festival rikthehet këtë verë me një program edhe më të pasur dhe emocionues.

Festivali do të mbahet nga data 13-15 qershor 2025 në Pejë, duke ofruar një sërë aktivitetesh si hiking, ngjitje në shkëmb, çiklizëm, aktivitete ujore, Via Ferrata, zip line, eksplorim shpellash, muzikë live dhe shumë surpriza të tjera.

Organizatorët ftojnë të gjitha shoqatat dhe adhuruesit e natyrës nga vendi dhe rajoni të bëhen pjesë e këtij edicioni spektakolar./Telegrafi/