Peja në balotazh, Kelmendi: Bashkë për ndryshim

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Kosova dhe diaspora, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka konfirmuar se qytetarët tregojnë një frymë të fortë ndryshimi.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Kelemendi vlerësoi se pas 12 viteve të udhëheqjes së Gazmend Muhaxherit, me miliona euro të shpenzuara dhe premtime të pambajtura, qytetarët po kërkojnë ndershmëri, drejtësi dhe zhvillim të vërtetë, përcjell Telegrafi.
“Qytetarët e Pejës nuk blihen as nuk nënshtrohen. Faleminderit nga zemra për çdo votë, për çdo kontribut dhe për besimin që na solli deri këtu. Kjo është fitore e qytetarëve, e shpresës dhe e guximit për Pejën e pathyeshme”, tha Kelmendi.
Ai gjithashtu ftoi të gjithë qytetarët, subjektet politike dhe komunitetet që të bashkohen për ndryshim, duke theksuar se ka ardhur koha që Peja të fitojë për njerëzit, për të gjithë, pa hakmarrje dhe pa arrogancë. /Telegrafi/














































