LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton superderbin ndaj Prishtinës

Peja fiton superderbin ndaj Prishtinës

Skuadra e Pejës ka vazhduar me rezultatet e mira këtë stinor duke mposhtur Sigal Prishtinën në Karagaç me rezultat 73-71.

Çereku i parë i takoi skuadrës mysafire, e cila shënoi 25 pikë, ndërsa pranoi vetëm 19.

Dalëngadalë, nikoqirët filluan të ktheheshin në lojë duke e fituar çerekun e dytë me një pikë epërsi (23:22), megjithatë Prishtina shkoi në pushim me avantazh 42-47.

Në çerekun e tretë, sërish më të mirë ishin mysafirët, pasi shënuan 14 pikë, derisa vendasit realizuan 11 pikë në këtë pjesë loje.


Porse gjithçka u përmbys në çerekun e fundit. Pejanët shënuan dhjetë pikë më shumë se kundërshtari në këtë fraksion (20:10) dhe ia dolën ta fitonin sfidën me dy pikë epërsi.

Kjo është e treta herë këtë sezon që KB Peja triumfon ndaj Sigal Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

La Liga

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Kalo në kategori