LAJMI I FUNDIT:

Peja është befasuar në Ligën Unike nga Vllaznia e Shkodrës

Peja është befasuar në Ligën Unike nga Vllaznia e Shkodrës
(Foto: ligaunike.com)

Vllaznia e Shkodrës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Pejës, edhe pse ishte duke humbur në pjesën e parë me 11-të pikë dallim. Shkodranët triumfuan me rezultat 63-74 (25:15, 19:18, 7:12, 12:29), në xhiron e 13-të të Ligës Unike.

Pejanët e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe gjatë çerekut të parë ishin në epërsi, ku më e larta ishte 23:9, ndërsa kjo pjesë përfundoi 25:15. Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 18 pikë, por në fund të kësaj pjese, mysafirët ngushtojnë shifrat, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 44-33.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë me më shumë gabime dhe me pak sulme efikase, por shkodranët ishin më të mirë për të afruar rezultatin në 51:45, sa ishte pas 30 minutash. Mysafirët vazhduan me lojë më të mirë edhe në dhjetë minutat e fundit, ndërsa vendasit që kishin disa mungesa assesi nuk arrinin lojën e tyre, duke bërë që të humbasin me rezultat 63-74.


Te Peja u dallua Daniel Lekndreaj me 15 pikë e 11 kërcime, kurse te Vllaznia u dallua Andre Walker me 21 pikë.

Pejanët kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse shkodranët tri fitore e dhjetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori