LAJMI I FUNDIT:

Peja e motivuar pret Levskin

Peja e motivuar pret Levskin

Peja synon të shfrytëzojë formën e mirë që po kalon kohët e fundit. Ekipi pejan beson se mund t'ia shkaktojë humbjen e parë ekipit nga Bullgaria, Levski 2014 në Ligën Ballkanike.

Kështu ka thënë trajneri i Pejës, Branimir Paviq, të martën. Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Levskit, zhvillohet të mërkurën (sot) në palestrën “Karagaçi” dhe nis në orën (19:30).

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Grupit B në BIBL, por për Pejën do të jetë e treta, pasi në xhiron e dytë ka pushuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe për levskin kjo do të jetë ndeshja e tretë. Dy ndeshjet e para të zhvilluara në Sofje i ka fituar dhe kjo në Pejë, do të jetë e parë si mysafire këtë edicion.


Peja, ndërkohë ka një humbje nga Bashkimi dhe një fitore ndaj Teodos.