Skuadra e Peja DT ka fituar Kupën e Kosovës për grupmoshën U-12 në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Final 4 i këtij turneut është mbajtur në Rahovec.

Në gjysmëfinalen e parë Peja DT ka shënuar fitore kundër Ylli 04 me rezultat 42-16, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, SHB Halit Hoxha ka mundur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 36-32.


Ndërkohë, në finale, Peja DT ka triumfuar ndaj SHB Halit Hoxha, me shifrat 40-32.

peja1 (Foto: baskebtolli.com)

MVP i këtij turneu është shpallur Edon Taraku i Pejës DT, çmim të cilin e ka ndarë Alban Rama, anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Rama po ashtu ka dorëzuar trofeun e Kupës për skuadrën fituese.

telegrafi sport app