LAJMI I FUNDIT:

Peja bëhet me “Parkun e Aventurave”, unik në rajon (Foto)

Peja bëhet me “Parkun e Aventurave”, unik në rajon (Foto)

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar “Parkun e Aventurave”, një projekt tjetër turistik në Pejë, i cili do të përurohet më 3 maj.

Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka thënë se ‘Parku i Aventurave’ është një atraksion turistik, unik në gjithë rajonin.

Me kënaqësi të madhe ju prezantoj edhe një atraksion turistik në qytetin tonë Parkun e Aventurave, i cili është unik në gjithë rajonin tonë.


Përkushtimi jonë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik është udhërrëfyes për ta bërë qytetin e Pejës destinacion turistik”, ka shkruar Muhaxheri, shkruan Telegrafi.

Në largësi vetëm dy kilometra nga qendra e qytetit të Pejës është ndërtuar “Parku i Aventurave”, vend në të të cilin adrenalina dhe lojërat janë të jashtëzakonshme.

Në kuadër të parkut është edhe Shtëpia Alpike Ranch, e cila ndër të tjera ofron shërbimin hotelierer: ushqime bio. Aty është edhe ferma e dhive. Vizitorët do të kenë mundësinë edhe për kalërim. Krejt kjo përballë një peisazhi të bukur të qytetit të Pejës.

Parku ndodhet në lartësi mbidetare prej 720 metra,  derisa Peja është vetëm 400 metra, që i bie 300 metra mbi lartësinë mbidetare të qytetit. Kurse nga qendra e qytetit vizitorë arrijnë për 5 minuta deri te caku.

Hapja e parkut do të ndodhë me 3 maj, ndërsa, shërbimet e tjera të Shtëpisë Alpike Ranch, janë në dispozicion nga data 8 prill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori