Në pozitën që ndryshe konsiderohet si kryeministri i pushtetit gjyqësor, para vetës ai do të ketë shumë sfida e probleme.

Ndikimi i vazhdueshëm i politikës në sistemin e drejtësisë, më shumë se 200 mijë lëndë të pazgjidhura, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në gjykata, e tjera, do të jenë sfidat kryesore edhe në mandatin e ri.


Menjëherë pas rizgjedhjes, në një bisedë për KTV-në, ai ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë tejkalimi i këtyre problemeve.

Ai ka thënë se prioritet tjetër i tij do të jetë ngritja e profesionalizimit të gjyqtarëve dhe amendamentimi i disa neneve të Ligjit për Gjykatat, me theks të veçantë nivelimi i pagave të gjyqtarëve me nivelet e tjera të këtij pushteti. /Telegrafi/