LAJMI I FUNDIT:

Peci nuk e përjashton mundësinë t’i përgjigjet me kundërpadi Musliut

Peci nuk e përjashton mundësinë t’i përgjigjet me kundërpadi Musliut

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se tani për tani nuk mendon t’i përgjigjet me kundërpadi ndaj deputetes Ganimete Musliu, e cila sot ka njoftuar se e ka paditur ministrin Peci për shpifje.

Peci në T7 ka thënë se në rast se vazhdon kjo formë e kërcënimit atëherë, ai nuk e përjashton mundësinë t’i përgjigjet me kundërpadi.

“Besimin që e kam marrë qytetar edhe përgjegjësit e mija si ministër i bujqësisë, ma bën që barrën kryesore e kom zhvillimin e sektorit. Nuk e marr mundin që ta marrë një veprim të tillë(kundërpadi). Në rast se vazhdohet me këto forma për të frikësuar, nuk e përjashtoj një mundësi të tillë që të kundërpërgjigjem me një kundërpadi apo me forma të tjera”, tha Peci.


Ai foli edhe për momentin kur u gjuajt me gotë të plastikes me ujë nga deputetja Ganimete Musliu, për të cilën tha se ka qenë sulm fizik.

Sipas tij, po të kishte Musliu diçka tjetër afër vetes, do ta sulmonte, por që në ato momente kishte vetëm gotën e plastikës.

“Mënyrën se si e demostrojke vulgarizmin e saj, unë mendoj në rast se ajo kish pas në dorë diçka tjetër, kish mujt me gju edhe me dicka tjetër”, tha Peci.

Ndryshe, sot deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ngritur padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pas përplasjes që kanë pasur në komision.

Musliu tha se gjuajtja me ujë ndaj ministrit ka ardhur shkaku i akuzave të ministrit Peci ndaj saj.

Musliu tha se ministri Peci do të japë llogari në gjyq.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori