LAJMI I FUNDIT:

Peci: Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi do ta lehtësojë tregtinë e vendeve të Evropës Juglindore

Peci: Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi do ta lehtësojë tregtinë e vendeve të Evropës Juglindore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë sot në takimin e rregullt vjetor të Ministrave të Bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore (EJL), që këtë vit është mbajtur në Tiranë.

Temat të cilat u diskutuan gjatë këtij takimi në fokus kishin avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin e politikave zhvillimore të vendeve kandidate dhe atyre potenciale për kandidate në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, avancimin drejt plotësimit të kritereve të IPARD-it, si dhe rrugëtimin drejt implementimit të Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian përmes politikave shtetërore.

“Ministri Peci gjatë adresimit të tij theksoi nevojën e bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira, të cilat do avanconin vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në fokus zhvillimin e potencialit të përbashkët ekonomik. Ai gjithashtu foli për rëndësinë që paraqesin zonat rurale, sidomos ato të cilat gjenden në zona ndër-kufitare, siç është trekëndëshi Sharr-Kukës-Dibër, me potencial të lartë të kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike”, thuhet në njoftim.


Më tej, në njoftim thuhet se “Peci potencoi se forcimi i bashkëpunimit rajonal në sektorin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale është thelbësor dhe do të çonte në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit dhe në lehtësimin e tregtisë ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore”.

“Karshi Agjendës së Gjelbër, Ministri Faton Peci theksoi punën e Ministrisë së Bujqësisë në finalizimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027, strategji kjo e cila do t’i adresojë një sërë veprimesh mjedisore e klimatike përveç se bujqësore”, bëhet e ditur në komunikatë.

Takimi i 15-të vjetor i Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore u organizua në bashkëpunim me Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (RRD SWG) dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, institucion ky i cili mikpriti homologët e vendeve të rajonit dhe me ç’rast mori udhëheqjen zyrtare të këtij grupi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori