Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se teknologjia dhe digjitalizimi janë rruga që do t’i fuqizojnë fermerët, duke i bërë ata më konkurrues dhe produktivë.
Ministri ka pohuar se gjatë mandatit të tij ka prioritarizuar projektet që nxisin rritjen e konkurrencës së sektorit agroushqimor dhe përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së prodhimit në fermë, duke përputhur përpjekjet me Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.
Kështu ka vlerësuar sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në punëtorinë fillestare për Programin e Bujqësisë Digjitale dhe Planin e Veprimit në Kosovë.
Ky program, sipas tij do të sigurojë një qasje sistematike dhe të informuar për integrimin e mjeteve digjitale në të gjithë zinxhirin e vlerave bujqësore.
“Programi do të ndikojë edhe në përmirësimin e efikasitetit të burimeve, forcimin e ekonomive rurale dhe ndërtimin e kapaciteteve të fermerëve për të adoptuar praktika inovative e po ashtu është njëra prej veprimeve ose masave që ka prioritet dhe rëndësi të veçantë. Procesi i digjitalizimit do të thotë lehtësim dhe një hap tutje në rritjen e produktivitetit. Është pjesë e rëndësishme e strategjisë nacionale, pa dyshim se qëllimi është rritja e konkurrencës në sektorin e bujqësisë, nxitjen e inovacionit, përmirësimin e vendimmarrjes”, ka thënë Ministri Peci.
Ky objektiv, sipas tij do të kontribuojë për vendin që prodhimi të rritet në nivel të eksportit, duke treguar se kanë shënuar rritje për rreth 94 për qind. E krahas kësaj, Peci tregoi se kanë ndërmarrë hapa konkret, dhe si rezultat i mbështetjes përmes granteve ekzistojnë ferma të digjitalizuara. “Andaj, e kam parë të domosdoshme krijimin e mundësive të reja në sektorin e bujqësisë. Ne këtë vit kemi ofruar 70 bursa në Fakultetin e Bujqësisë. E një hap tjetër është investimi në energjinë e ripërtëritshme. Po ashtu, duke rritur përkrahjen institucionale nga fermerët për 300 milionë euro, MBPZhR-ha është institucioni qeveritar që është shpallur si ministria më transparente në vend”, ka thënë Ministri Peci.
Në anën tjetër, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence, ka thënë se Kombet e Bashkuara do të mbështetin digjitalizimin e bujqësisë, me qëllim që Kosova të ketë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. “Sot shënohet hapi i parë sa i përket këtij programi. Ky sektor është shumë i rëndësishëm dhe OKB është e gatshme të ndihmojë. Duhet të pajisemi me mjete dhe të përqafojnë digjitalizimin”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Programi i Bujqësisë Digjitale dhe Plani i Veprimit do të lehtësojë përafrimin me standardet e BE-së dhe do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike për fermerët, duke e bërë më të lehtë aksesin në mbështetjen e qeverisë përmes platformave digjitale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania