Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me rritjen e mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve synon stimulimin dhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe përpunimit bujqësor në të gjithë vendin.
Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës që i ka bërë sot qendrës grumbulluese për pemë e perime “Agro Celina”, në fshatin Xërxë të Komunës së Rahovecit, vizitë kjo që vjen pas rritjes së përkrahjes 100% për perimtarë që kultivojnë perime në sera dhe 85% për perimtarët që kultivojnë në fushë të hapur.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci i ka njoftuar ata me masat e reja mbështetëse në kuadër të programeve të këtij viti.
“Do të përkushtohem maksimalisht që Programi për Pagesa Direkte dhe Programi për Zhvillim Rural, ta plotësojnë njëri-tjetrin, duke krijuar kështu një zinxhir vlere të qëndrueshëm, duke ndjekur rrugëtimin e produktit nga toka në tryezë, duke luftuar informalitetin dhe duke asistuar në sigurimin e tregjeve për prodhimet bujqësore”, theksoi Ministri Peci.
Në kuadër të kësaj vizite, Peci ka takuar edhe fermerët e bujqit, të cilët bashkëpunojnë me “Agro Celinën”, të cilët përpos se të kënaqur me rritjen e përkrahjes 100% për perimet në sera dhe 85% për perimet në fushë të hapur, treguan se e shohin me pozitivitet subvencionimin e primit të sigurimit për 75% të vlerës në total.
Ministri me këtë rast i ka njoftuar agrobizneset dhe fermerët e këtij rajoni se për një periudhë të shkurtër kohore do ta nënshkruaj Programin për Zhvillim Rural – Grante për vitin 2022, në të cilin ka theksuar se janë duke i parë modalitetet e duhura për rritje të mbështetjes.
Ndryshe, qendra grumbulluese “Agro Celina” është përfituese e grantit për zhvillimin e hortikulturës nga Projekti i Bankës Botërore përmes fondeve të Ministrisë së Bujqësisë me vlerë prej 145,770.29 euro.
Po ashtu, kjo pikë grumbulluese eksporton prodhime të freskëta bujqësore në Gjermani, Suedi, Francë, Belgjikë, Zvicër e njëherit ka të kontraktuar fermerë nga i gjithë territori i Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi