LAJMI I FUNDIT:

PE miratoi një rezolutë: Beogradi duhet të harmonizohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian

PE miratoi një rezolutë: Beogradi duhet të harmonizohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe në pjesën e atij dokumenti që i referohet Serbisë, thuhet se Beogradi duhet të harmonizohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Nga 632 deputetë, pro rezolutës votuan 357, kundër 180, kurse abstenuan 95, transmeton Telegrafi.

Në raport, PE për herë të dytë i kërkon zyrtarisht BE-së të ndalojë progresin e negociatave me Serbinë derisa të përmbushë disa kërkesa kyçe, ndër të cilat më e rëndësishmja konsiderohet të jetë harmonizimi i plotë i politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Serbisë me atë të BE-së.


PE thekson rëndësinë e harmonizimit të plotë veçanërisht me politikën e sanksioneve ndaj vendeve të treta. Ky institucion shpreh keqardhje për nivelin vazhdimisht të ulët të përputhshmërisë së Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

PE thekson se kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj ndaj reformave në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe të tregojë se është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Në raport, PE kujton se Serbia, si një vend që përpiqet për integrim evropian, duhet t’u përmbahet vlerave të përbashkëta dhe të respektojë të drejtat e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori