Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku u miratuan edhe gjashtë kandidatura për kryetarë të Komunave.
Në njoftimin për media, PDK ka bërë të ditur se kandidaturat e zyrtarizuara për kryetarë komunash janë:
1. Gjilan – Leonora Morina – Bunjaku
2. Suharekë – Murtez Zekolli
3. Vushtrri – Ferit Idrizi
4. Kamenicë – Muhamed Kallaba
5. Lipjan – Hyzer Rizani
6. Han i Elezit – Mehmet Ballazhi
“Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për përgatitjet e deritashme për zgjedhjet lokale. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se po punon nga afër me secilën Degë të PDK-së për të përgatitur listat më të mira zgjedhore”, thuhet në njoftim.
Ai tha se PDK do të ofrojë para qytetarëve të secilës Komunë në Kosovë njerëzit më të mirë, profesionistë, atdhetarë, gra e të rinj të shkolluar, për të siguruar fitore në shumicën e komunave të vendit.
“Partia Demokratike e Kosovës ka shtrirjen më të madhe politike anekënd Kosovës dhe kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe ata për Kuvende Komunale do të jenë përfaqësuesit më të denjë të qytetarëve në secilën Komunë. Vajza e djem të ri po na bashkohen çdo ditë në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës. PDK do të vazhdojë të hapet dhe tu ofrojë mundësi secilit profesionistë e qytetarë për të punuar së bashku në forcimin dhe zhvillimin e vendit”, tha Krasniqi.
Partia Demokratike e Kosovës, gjatë ditëve të ardhshme do të zyrtarizoj edhe kandidatët tjerë për kryetarë të komunave si dhe do të finalizojë listën e kandidatëve për Kuvende Komunale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LD: LSDM ka mbetur në të kaluarën, nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë