Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e qeverisë së shkarkuar Kurti karshi situatës së fundit në veri të vendit.
Përmes një komunikate PDK thotë se ditë pas dite, qeveria vetëm sa po largohet nga kontrolli efektiv i asaj pjese dhe dëshmi më e qartë janë respektimi i vendimeve të Beogradit dhe jo qeverisë në Prishtinë.
“Vendimi për ndalimin e qarkullimit për 48 orë në veri të vendit nga Qeveria e Serbisë është dëshmia më e fortë e asaj që PDK e ka ngritur qysh në fillim se Kryeministri shkarkuar Kurti është dorëzuar përballë situatës në veri dhe nuk ka asnjë kontroll. Sjelljet e fundit të Serbisë vijnë disa ditë pasi Qeveria gënjeu se është ajo që e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në komunat veriore. Po ashtu, zëvendëskryeministri Abazi e shpalli të ndarë atë pjesë”, thuhet në komunikatë.
PDK konsideron se zmbrapsjen e Kurtit në veri Beogradi po e shfrytëzon për ta forcuar edhe më tej kontrollin duke e përshkallëzuar situatën.
“Javën e kaluar duke thënë se nuk “donte t’iu binte tupanave” u përpoq ta maskojë vendimin e karantinimit të dy komunave të veriut sikur kinse ishte marrë prej qeverisë e jo prej strukturave paralele serbe. Mirëpo zmbrapsjen dhe aprovimin e Kurtit, Beogradi po e shfrytëzon për ta forcuar edhe më tej kontrollin duke e përshkallëzuar situatën me vendimin për ndalim të plotë të qarkullimit, për dy ditët e ardhshme. Për PDK-në, qeveria nuk duhet të hesht përballë kësaj gjendje të re dhe urgjentisht të ftoj të gjitha institucionet e rëndësishme politike e të sigurisë për të analizuar secilën sjellje të Serbisë e cila duke u arsyetuar për pandeminë po fiton terren strategjik ndaj Kosovës”, thuhet më tej.
Sipas tyre, Qeveria në detyrë duhet të mos abuzojë me pandeminë për të mbuluar lëshime ndaj Beogradit dhe duhet sa më parë të bëj transparente çfarë do marrëveshje apo bashkëpunimi është duke bërë me strukturat paralele serbe.
“Çështja e veriut të Kosovës është interes nacional i joni dhe nuk është detyrë apo përgjegjësi ekskluzive e asnjë partie politike apo lideri në Kosovë. Prandaj, PDK kërkon vëmendjen e të gjithëve në Kosovë e veçmas përgjegjësinë e qeverisë së shkarkuar. PDK do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj politik e institucional për ta ndalë degradimin e mëtejshëm të kësaj qeverie në ikje që po shkon në dëm të shtetit dhe, në veçanti, të pjesës veriore të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar