LAJMI I FUNDIT:

PDK voton rishikimin e buxhetit, koalicioni në Pejë nuk prishet

PDK voton rishikimin e buxhetit, koalicioni në Pejë nuk prishet

Koalicioni në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Pejës megjithatë nuk do të prishet, ashtu siç kishte paralajmëruar vet kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri.

“Dy drejtorët komunalë nga radhët e PDK-së, Ukë Selimaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Sali Lajqi, drejtor i Urbanizmit, kanë vendosur ta votojnë rishikimin e buxhetit dhe koalicioni do të vazhdojë normalisht”, ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj.

Problemi mes partnerëve kishte filluar me datën 20 maj kur dy drejtorët nga PDK kishin refuzuar ta votonin rishikimin e buxhetit dhe kryetari Muhaxheri i kishte kërcënuar me përjashtim nga koalicioni.


“Për juve të PDK-së që s’keni votuar qetash po ju kallëzoj që ma në qeveri s’keni çka me lyp”, kishte thënë Muhaxheri.

Madje në Zona B të Klan Kosovës Muhaxheri pati deklaruar se nuk do ta ketë fare problem të qeverisë në Pejë pa partneritetin e PDK-së.

“Realisht në Pejë mundemi të vazhdojmë edhe vetë, pa PDK-në. Partnerët kanë shkaktuar një tensionim në komunë dhe është dashur të merren disa masa për ta shtensionuar atë situatë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori