LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta në bisedime me Serbinë.

PDK ka bërë të ditur se do të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës.


Në takimin e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, është konstatuar e rrezikshme rrëshqitja e delegacionit shtetëror nga bisedimet për marrëveshje finale e të obligueshme ligjore, në biseda për tema me karakter teknik”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK kërkon nga delegacioni shtetëror i Kosovës që të respektohet Kushtetuta e vendit.

“Bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës, janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit. PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e Mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës. PDK është për Shengen, por, jo për Mini-Shengen”, thuhet në reagim.

Më tej, PDK përshëndet paralajmërimin e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Natanyahu për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit të tij.

“Roli i Presidentit Trump në këtë proces ishte i jashtëzakonshëm. Kjo i kontribuon hapjes së një kapitulli të ri mes dy vendeve tona.

Me qëllim të transparencës më të madhe dhe dhënies së llogarisë para Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, PDK do të kërkoj seancë të jashtëzakonshme në ditët e ardhshme. Ftojmë të gjitha partitë politike t’i bashkohen kësaj iniciative të domosdoshme”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori