LAJMI I FUNDIT:

PDK sërish akuzon Qeverinë Kurti për abuzim me paranë publike, Tahiri: Ministrja Gërvalla dhe ministri Damka keqpërdorën 1.1 milion euro

PDK sërish akuzon Qeverinë Kurti për abuzim me paranë publike, Tahiri: Ministrja Gërvalla dhe ministri Damka keqpërdorën 1.1 milion euro

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës sërish sot akuzoi Qeverinë Kurti, duke thënë se është e pabesueshme se me çfarë guximi kanë filluar të abuzojnë me paranë publike.

Tahiri në një postim në Facebook shkruan se dy ministra protagonistë të një afere të tillë, ministrja Gërvalla Schwarz dhe ministri Fikrim Damka, i keqpërdorën 1.1 milion euro, duke i ndarë këto para jashtëligjshëm një OJQ-je.

PDK: Ministrat Gërvalla dhe Damka keqpërdorën rreth 1.1 milion euro
Lexo po ashtu PDK: Ministrat Gërvalla dhe Damka keqpërdorën rreth 1.1 milion euro

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:


“Është e pabesueshme se me çfarë guximi kanë filluar të abuzojnë me paranë publike ministrat e Qeverisë Kurti, duke mos u tunduar të dinë për ligjin, lere më t’iu nënshtrohen ligjeve kur është fjala për shpërndarjen e parave të taksapaguesve të Kosovës.

Dy ministra protagonistë të një afere të tillë, Ministrja Gërvalla Schwarz dhe Ministri Fikrim Damka, i keqpërdorën 1.1 milion euro, duke i ndarë këto para jashtëligjshëm ndaj një OJQ-je.

Kjo aferë, përveç që shpërfaqë paaftësinë institucionale të kësaj qeverie, shpërfaqë edhe  vetëbesimin e verbër se këta ministra janë mbi ligjin dhe se paranë publike e konsiderojnë si mjet për të mbuluar deficitet e tyre të gjithanshme, pa ndjerë kurrfarë përgjegjësie për to, e për mënyrën se si shpenzohen ato.

Keqpërdorimi dhe abuzimi i jashtëligjshëm i këtyre dy ministrave, ngjashëm si edhe afera të tjera korruptive që i kemi ngritur më parë e që po dalin në shesh për çdo ditë, tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e saj karshi ligjit e qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Lajme
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Kalo në kategori