“Unë aspiroj ta ndërtoj një Kryesi të re, jo vetëm me njerëz të rinj, por edhe me ata që organikisht janë rritur në PDK. Kryesia duhet të jetë trup ekzekutiv i përbërë nga zyrtarët e partisë që nuk kanë angazhime të tjera institucionale në këtë kohë”, kështu ka deklaruar Memli Krasniqi, pikërisht në ditën kur u zgjedh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi pasi mori besimin e delegatëve që morën pjesë në Konventën e Dhjetë të PDK-së, për të udhëhequr partinë, u zotua se do të bëjë ndryshime në parti, duke e rikthyer PDK-në në partinë më të fuqishme në vend.
E, një javë pas marrjes së mandatit, Krasniqi ende nuk ka vendosur se kush do të jetë pjesë e Kryesisë së re të PDK-së, megjithëse nga kjo parti deklarojnë së kryetari është duke u marrë me ketë çështje.
Por, ajo që tashmë është proklamuar në këtë parti është se kryetari i ri i PDK-së Krasniqi do të ketë një kryesi të re, me njerëz nga brenda partisë por edhe me personalitete tjera nga fusha të ndryshme në vend.
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, tha se kryesia e re e partisë do të zgjidhet brenda muajit korrik.
“Ne siç e dini të shtunën kemi mbajtur një konventë e cila fuqishëm ka mbështetë dhe ka zgjedhur një kryetar të ri, është në diskrecionin e tij të plotë që bashkë me Këshillin Drejtues të zgjedh Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është duke punuar në këtë drejtim, dhe besoj që javëve në vazhdim do ta zgjedh kryesinë, mendoj që brenda këtij muaji pa përfunduar korriku do të zgjedhet”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës, Gjoshi pohoi se kryesia e re e PDK-së, do të t’i jep drejtim të ri partisë, e që do t’i sjell fitore të reja.
“Kryetari i Partisë në momentin që ka prezantuar platformën para delegatëve të Konventës së Dhjetë të PDK-së, ka paraqitur një vizion se si do të duket kryesia e tij, edhe është duke punuar në atë drejtim që PDK-së t’i jep një drejtim të ri, që do ta dërgojë PDK-në drejt fitoreve të reja. Nëse i referoni fjalimit, ai ka treguar se si do të kombinojnë kryesinë e cila do të sigurojë PDK-së një rezultat shumë më të mirë në zgjedhjet lokale”, potencoi ai.
Ajo që tashmë dihet është se Vlora Çitaku do të ketë një pozitë të rëndësishme në PDK dhe sipas Memli Krasniqit ajo do të jetë dorë e djathtë e tij në parti.
Ndryshe, emërimet e ish kryesisë së PDK-së, janë bërë më 22 janar 2020. Ku disa prej anëtarëve të Kryesisë kanë edhe angazhime tjera institucionale.
Ata janë: Uran Ismaili, Agim Aliu, Abelard Tahiri, Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Blerta Deliu, Ganimete Musliu.
Më poshtë gjeni emërimet që ishin bërë në PDK:
Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;
Agim Aliu, nënkryetar;
Shaqir Totaj, nënkryetar;
Donjet Bislimi, nënkryetar, sipas funksionit- Kryetar i RDK
Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative;
Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale;
Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;
Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;
Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;
Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës;
Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit;
Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;
Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;
Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi;
Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;
Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit për Çështje Gjinore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës