Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për 21 milionë euro kompanisë Contour Global si epilog i procesit të arbitrazhit pas dështimit të ndërtimit të termocentralit.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj në një konferencë për media tha se përtej humbjes financiare, menaxhimi i munguar dhe i dështuar i këtij projekti, dëshmon se Qeveria ka dështuar të ndërtojë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për adresimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës për furnizim me energji.
“Dje Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që të paguajë 21 milionë euro, si pasojë e humbjes së procesit të Arbitrazhit ndaj Kompanisë Contour Global. 21 milion euro janë të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë”, theksoi ai.
Nikaj rikujtoi se Qeveria nuk ka arritur të përfundojë projektet e nisura, e as nuk ka nisur ndonjë projekt të ri në këtë fushë.
“Përveç projektit të Termocentralit të Ri, qeveria e udhëhequr nga VV ka anuluar edhe projektin e gazit natyral, projekt i cili ishte nisur dhe përkrahur nga MCC, por edhe nga donatorë të tjerë siç janë EBRD dhe Komisioni Evropian. Rezultat i të gjitha këtyre dështimeve janë çmimet e larta të energjisë sot, të cilat qytetarët tanë i përjetojnë çdo ditë e çdo muaj në faturat e tyre, por edhe një pasiguri e skajshme e furnizimit posaçërisht në muajt e dimrit”, shtoi ai
Ndërsa, anëtari i tjetër i kryesisë, Blerand Stavileci ka thënë se dështimi këtij projekti është një dëm i madh që i është shkaktuar buxhetit dhe ekonomisë së vendit tonë.
“Gjendja në të cilën jemi, e mbi të gjitha, rritja e tarifave dy herë brenda dy viteve, edhe pse asnjë megavat nuk iu shtua sistemit, na tregon që dështimin e qëllimshëm të këtij projekti nga kjo qeveri, përveç parave të paguara nga buxheti i taksapaguesve do ta paguajmë edhe shumë vite më pas, sepse asnjë nga projektet aktuale nuk e zgjidhë ngarkesën e furnizimit bazë dhe siguria e furnizimit do të jete sfida më e madhe dhe problem i vazhdueshëm i sistemit dhe sektorit, e kjo do të thotë që do të vazhdojmë të jemi thellësisht e tmerrësisht të varur nga importi”, shtoi ai.
Stavileci tha se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një vizion të qartë, i cili siguron qëndrueshmëri energjetike me çmime të përballueshme.
“Të gjitha vonesat, mospuna dhe paaftësia e kësaj qeverie fatkeqësisht do të faturohen në kurrizin e qytetarëve, në dëm të së ardhmes së tyre. Ekonomia e vendit tonë dhe qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për energji dhe ekonomi të qëndrueshme dhe çmime të përballueshme në mënyrë që të kenë standard të mirë jetese. Fatkeqësisht kjo nuk mund të pritet nga qeveria e udhëhequr nga VV”, theksoi Stavileci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Ka nisur numërimi i votave me kusht – KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës