Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë para mediave se kanë propozuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, datën 31 tetor 2021.
“Ne mendojmë që institucionet që merren me organizim e zgjedhjeve duhet të kenë mjaft kohë që procesi të jetë i përgatitur mirë. Ne kemi kërkuar që si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të jetë 31 tetori 2021, dhe mendojnë që është brenda afatit kushtetues dhe e dimë që deri atëherë komunat dhe institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve do të mund të ken kohë për përgatitje”, u shpreh Hoxhaj.
Hoxhaj më tej theksoi se PDK si asnjë subjekt tjetër politik është e përgatitur mirë për zgjedhjet lokale.
“Javëve të fundit kemi qenë në teren, i kemi tri emërimet e para për kandidat në tri komuna. Shaqir Totaj Prizren, Naim Tërnava në Fushë Kosovë dhe Naim Ismjali në Shtime. Së treti PDK kërkon nga presidentja se para se të merret data kur do të mbahen zgjedhjet të kompletohet KQZ, dhe ne kërkojmë që PDK i takon anëtari i dytë në KQZ”, u shpreh Hoxhaj.
I pyetur rreth asaj se a do të jetë Uran Ismaili kandidat për Prishtinën, Hoxhaj u shpreh se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.
“Deri më tash kemi pasur një debat të brendshëm serioz, nuk ka një vendim përfundimtar për zotin Ismajli. Me procedurat e partisë fillimisht propozohet nga dega pastaj e miraton kryesia qendrore”, ka thënë Hoxhaj.
U.d i kryetarit të PDK-së, theksoi se i takon PDK ta udhëheq Prishtinën.
“LDK gjatë e ka pas dhe e ka lënë kryeqytetin të shkretë, e njëjtë edhe LVV-ja. Nuk di për çka matet LVV në qeverisjen lokale në Prishtinë. Pushteti komunal në Prizren, Mytaher Haskuka e ka mbytur dhe po vazhdon me mbyt Prizrenin dhe nuk meriton të merr mbështetje, por edhe Isa Mustafa në të kaluarën nuk ka kurrfarë trashëgimie për Prishtinën. I takon qytetarëve që kësaj here të vendosin për kandidatin e PDK kushdo qoftë ai”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit