LAJMI I FUNDIT:

PDK: Për rastin Dehari dikush duhet të shkojë në burg

PDK: Për rastin Dehari dikush duhet të shkojë në burg

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të iniciojë Komision hetimor parlamentar për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas paralajmërimeve të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.

“Partia Demokratike e Kosovës mirëpret interesimin, ndonëse me vonesë, të pushtetit të ri dhe mediave për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas paralajmërimeve të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në deklaratën e PDK-së, prcjall Telegrafi.

“PDK-ja do t’i shkojë deri në fund secilës temë të përmendur në seancën e djeshme nga Kryetari Veseli. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka treguar se ka dyshime serioze për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomeklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës”, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga PDK.


“Kjo është një nga temat më serioze për të cilën është abuzuar shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja do ta trajtojë si një nga temat më urgjente në Kuvendin e Kosovës, përmes ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar”, thuhet në deklaratën e PDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori