LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 12° partlycloudy_night

PDK në Gjilan: Buxheti i komunës sikur në gjendje lufte, 88 milionë euro për katër projekte dhe asnjëri nuk po nis të realizohet

PDK në Gjilan: Buxheti i komunës sikur në gjendje lufte, 88 milionë euro për katër projekte dhe asnjëri nuk po nis të realizohet

Shefi i Grupit të këshilltarëve të Kuvendit Komunal në Gjilan, Riad Rashiti ka shkruar për katër projekte në qytet, ku sipas tij, asnjëri prej tyre nuk po nis të realizohet.

Rashiti thotë se nga raportet financiare, komuna ka nënshkruar marrëveshje vetëm për katër projekte kapitale, në vlerë prej 88 milionë euro.

“Buxheti i Gjilanit sikur në gjendje lufte, 88 milion euro për katër projekte dhe asnjëri nuk po nis të realizohet fare. Raportet financiare çdo ditë po i tmerrojnë qytetarët e Gjilanit, qeverisja e VV-së po e falimenton çdo mundësi të zhvillimit për komunën tone”, ka shkruar Rashiti.


Rashiti liston gjithashtu edhe projektet për të cilat është nënshkruar marrëveshje, por që ende nuk kanë filluar për realizim.

“20 milionë, Projekti i bulevardit të qytetit. 15 milionë, Projekti i stadiumit të qytetit. 27 milionë, Projekti i qarkores së re të qytetit. 26 milionë, Projekti i impiantit të ujërave të zeza”, ka shkruar tutje ai.

Rashiti, tutje përmendi edhe buxhetin që po sipas tij po shkon suficit, derisa sipas tij komuna po ia kthen këtë buxhet thesarit të shtetit.

“Janë 21 milion buxhet që po shkon suficit vetëm për këto katër projekte. 7 milion suficit në vitin 2023 dhe 14 milion në vitin 2024.  Nëse i përfshijm edhe buxhetin e projekteve tjera që kanë shkuar suficit vitin e kaluar dhe këtë vit, janë 58 milin euro suficit që Komuna e Gjilanit po ia kthen këtë buxhet në thesarin e Kosovës. Marre çka jeni tu bo”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Kalo në kategori