Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj dhe Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi, kanë mbajtur sot konferencë për media për zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tyre, edhe pas 5 muajve nga zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk ka ofruar një program qeverisës.
“Në mungesë të një vizioni të qartë z. Kurti si Kryeministër ka ndërmarr veprime që sulmojnë në thelb administratën e pavarur të shtetit. Për Partinë Demokratike janë të kuptueshme dhe të pranueshme veprimet ligjore e që kanë për qëllim mbrojtjen e institucionit. Mirëpo, është më se e qartë që kjo qeveri nën petkun kinse të ligjshmërisë ka filluar një spastrim me agjendë politike brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Shembull është rasti i drejtorit të doganave, që kishte ardhur në këtë pozitë pas një konkursi transparent dhe të mbikëqyrur nga Ambasada Britanike, madje në kohën sa në krye të Ministrisë së Financave ishte LDK-ja”, tha nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, përcjell Telegrafi.
Ai tha se ky veprim i kryeministrit Kurti ka qenë i paligjshëm dhe i dëmshëm për Doganën.
“Ne ftojmë këtë qeveri që ti mbaj duart larg nga institucionet e pavarura dhe individë të cilët deri më tani janë shquar për sukses dhe ku shteti i Kosovës ka investuar me vite në ta”, tha Totaj, i cili po ashtu ngriti shqetësimin se kryeministri i ri u ka dhënë direktiva ministrave në kundërshtim me ligjin që të kujdesen për proceset e përzgjedhjes së kandidatëve në shërbimin civil, përderisa kjo çështje është e rregulluar me ligj.
“Këtë situatë e rëndojnë më shumë deklaratat e eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje që publikisht kanë ftuar për të ndërhyrë në institucione të pavarura duke kërkuar me emra të përveçëm shkarkime e linçime. Madje në institucionet më të besueshme të vendit siç është Policia e ndoshta nesër edhe FSK-ja. Deputeti i Vetëvendosjes Sali Zyba ka bërë ftesë publike që të largohet drejtoresha e inspektoratit policor. Përderisa Fitore Pacolli po ashtu kishte kërkuar shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku”, tha Totaj.
Nga ana e tij, zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi tha se këto veprime antiligjore të Kurtit vijnë pasi ai ende nuk ka një plan qeverisës.
“Dhe si rezultat ne e kemi një qeveri pa një orientim të qartë, e cila veprimet e saja i bazon në populizëm duke e imponuar mentalitetin improvizues. Pa një plan të qartë, e pa propozime konkrete deri më tani për buxhetin, Qeveria e Kosovës e ka reduktuar rolin e saj vetëm në akte ad-hoc-e dhe vendime populiste”, tha Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
“Qeveria Kurti, përpos mungesës së programit qeverisës ka mungesë edhe të kohezionit të brendshëm me partnerin e koalicionit. Si e tillë, kjo Qeveri fletë me dy apo me shumë qëndrime, gjë që thellon edhe më shumë paqartësitë. Mos koordinimi në mes LVV dhe LDK krijon paqartësi tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Partinë Demokratike të Kosovës këto dy raporte janë të domosdoshme për të ardhmen e mire të vendit”, tha Bytyçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania