Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili bashkë me ministrat e tij, sipas PDK më shumë po bashkëpunon me Serbinë, sesa me shqiptarët.
“Kisha pasur dëshirë me pa një bashkëpunim përtej konjukturave politike në mes të shqiptarëve, pasi që është shumë vështirë ta kuptoj: Pse Albini flet e bashkëpunon shumë më lehtë me Serbinë se sa me ne? Ku vajtën premtimet e dikurshme të LVV-së për bashkimin kombëtar e solidaritetin me Luginën e Preshevës?”, ka shkruar Bytyçi në faqen e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Bytyçit:
“Në parim, kisha pasur dëshirë me pa një bashkëpunim të ngushtë mes të partive shqiptare për kërcënimin e përbashkët mirëpo të vetmin bashkëpunim të ngushtë Albini e LVV-ja e ka me Serbinë dhe zyrtarët e saj.
E këtu nuk e kam fjalën kur zgërdhihej me Brnabiqin, e as kafet e bashkëpunëtorëve të tij me Gjuriqin, e as bashkëpunimin e ministrit në detyrë Vitia me homologun e tij serb për veriun e Kosovës, duke ia dorëzuar kontrollin efektiv Serbisë për pjesën veriore të territorit të Kosovës.
Kisha pasur dëshirë me pa një bashkëpunim përtej konjukturave politike në mes të shqiptarëve, pasi që është shumë vështirë ta kuptoj: Pse Albini flet e bashkëpunon shumë më lehtë me Serbinë se sa me ne? Ku vajtën premtimet e dikurshme të LVV-së për bashkimin kombëtar e solidaritetin me Luginën e Preshevës?”, ka shkruar Bytyçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos