Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati e cila vjen nga radhët e PDK-së, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës se në Badoc u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomoduar kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të.
“Në planin e propozuar për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në Kalabri sot, Përparim Rama po tregon që është shndërruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim.
PDK-ja në Prishtinë ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket Badocit – prona publike nuk mund të tjetërsohet me asnjë kusht. Faktikisht, ra Badoci dhe u ndamë”, ka shkruar Musmurati në Facebook.
Ajo ka shtuar se rrjedhimisht, PDK-ja nuk ka votë për ketë plan të Kalabrisë, përmes së cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve.
“Ne nuk e kemi anuluar planin e kaluar, që sot të miratojmë një tjetër plan që ka synim akomodimin e interesave të disa kompanive të ndërtimit. Kjo më së miri shpërfaqet aty ku sot është Stacioni i Autobusëve, ku mbi 15 hektarë tokë publike po parashihet të ipen për kompani të ndërtimit”, ka thënë Musmurati.
Drejtoresha e Arsimit tutje ka shtuar se përpjekja me Badocin dje, me Stacionin e Autobusëve sot, me Pishinën e Gërmisë dhe me kushedi se çfarë hapësire publike tjetër nesër, tregon qartë për çfarë qëndron Përparim Rama. Kjo sipas saj gjithashtu tregon edhe për çfarë PDK-ja do të jetë gjithmonë kundër.
“Ulpiana, Dardania e Bregu i Diellit janë lagje të Prishtinës që janë zhvillu para më shumë se 40 vjetësh. Vlera e këtyre lagjeve qëndron pikërisht mbi faktin se si janë planifikuar. E sot në vitin 2024 po tentojmë të krijojmë lagje që që janë më pak të jetueshme sepse tjetërsojnë pronën publike. Jo me votën tonë.
PDK-ja në Prishtinë gjithmonë do të mbështesë planet të cilat kanë në qendër interesin e qytetarëve, janë të jetueshme dhe mbrojnë pronën publike. Do të votojmë planin e Kalabrisë atëherë kur respekton banorët, rritë vlerën e tokës së tyre por edhe e krijon një ambient të jetueshëm për ta”, ka shkruar Musmurati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë