PDK-ja në Lipjan akuzon qeverisjen e Imri Ahmetit për ndërtime pa kritere

Subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka kritikuar qeverisjen lokale për degradim në fushën e urbanizmit, me arsyetime se një varg objektesh banesore po ndërtohen pa kritere, ndërkohë ata të cilët po marrin leje ndërtimore janë të afërt me qeverisjen lokale.
Arsim Jashari, shef i grupit të Kuvendarëve të PDK-së, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se tash janë bërë 11 vjet që qeverisë i njëjti kryetar dhe i njëjti pushtet në Lipjan, andaj sipas Jasharit të gjitha institucionet lokale po thuajse i ka “privatizuar” ky kryetar.
“E kemi një pushtet të centralizuar rreth një njeriu ku gjithçka shkon rreth tij dhe vetëm rreth tij. Do të thotë se institucionet e komunës së Lipjanit nuk ka demokraci por ka një person autoritar i cili kontrollon çdo gjë dhe ushtron presion, andaj ai ka dëshirë që të gjitha gjërat t’i kontrollon”, ka thënë Jashari.
Sipas Jasharit në fushën e ndërtimit është bërë një “masakër” që po ndodh sikurse në fushë-Kosovë, me ndërtime pa kritere, pa leje, në vendet ku nuk është dashur të ndërtohen e të tjera.
“Sipas bizneseve që merren me këtë punë, ata tregojnë se është një rreth i ngushtë që kanë lidhje të afërt me kryetarin e Komunës, andaj ata janë duke marrë leje ndërtimore dhe ata janë duke bërë ndërtime. Ndryshe shumica e biznesmenëve që janë marrë me ndërtimtari tashmë janë larguar nga Lipjani shkaku i hartave zonale, shkaku i gabimeve teknike që kanë qenë dhe tash po ndërtojnë në Shtime dhe në vende të tjera për arsyeje se këtu është e pa mundur dhe aq shumë ka kritere për ta marrë një leje sa që janë dorëzuar para këtyre dokumenteve”, ka thënë Jashari.
Jashari ka folur edhe për fushën e arsimit në Komunën e Lipjanit që sipas tij, është shndërruar në vende të punës për simpatizantët dhe njerëzit e afërt të pushtetit dhe kryetarit të komunës Imri Ahmeti.
“Nëse hyjni nëpër institucione i shihni njerëzit në vendet e gabuara, pra nuk ka kualitet dhe të gjithë janë anëtar të kryesisë ose ish kryetar të nëndegëve të LDK-së ose familjar të afërt me ekzekutivin. Këto janë të faktuara dhe kemi reaguar me dhjetëra herë, mirëpo arroganca e këtij kryetar nuk dëshiron të ndiej për interesin qytetar. Pra nëse flasim për punësime nuk ka meritokrac, andaj qytetarët e kësaj komune janë lodhur duke aplikuar nëpër konkurse . Pra brenda vitit 2024 i kemi dhjetë konkurse të anuluara , pra në momentin që nuk arrijnë t’i marrin njerëzit e vetë në punë e anulojnë konkursin me arsyetime të shkaqeve teknike”, ka kritikuar Jashari.
Ai ka shtuar se PDK-ja nuk e ka mbështetur buxhetin për vitin 2025 me arsyetime se ai është i koncentruar në tre projekte madhore dhe janë anashkaluar lokalitetet.
“Buxheti është koncentruar aty ku është paraja e madhe, ndërsa në 62 fshatra vetëm 8 për qind e buxhetit është shpërnda. Pra janë anashkaluar lokalitetet dhe krejt fokusin e ka te parkingjet nëntokësore, te nënkalimi . Pra, është vendosur nënkalimi në mes të qytetit dhe i kemi 3 segmente ku kalon treni nuk kemi nënkalim, prandaj në momentin që futet në funksion treni i udhëtarëve dhe i mallrave do të bëhet një kaos i jashtëzakonshëm për komunën e Lipjanit”, ka shtuar ai.
Sipas Jasharit janë më shumë se 40 deponi pa leje të mbeturinave, ndërkaq ekzekutivi i Komunës është dorëzuar për të bërë zgjidhje. Po ashtu ka shprehur shqetësime edhe për qentë endacak.
“Është problemi me qentë endacak që tashmë komunat e kanë në kompetencë menaxhimin e tyre, por ky ekzekutiv vetëm është dorëzuar komplet. Pra mos të flasim për punët e kryera shkel e shko sepse kualiteti i punëve në infrastrukturë është kadastror, andaj nëse shikohen trotuaret dhe projektet që janë ndërtuar kohë më parë, ato janë dëmtuar shkaku i mosmirëmbajtjes. Ne kërkojmë nga qytetarët të reflektojnë dhe këtë ekzekutiv në vitin 2025 ta çojnë në shtëpi sepse më të vërtetë është bërë i tepërt”, ka thënë Jashari.
Në anën tjetër telegrafi është në pritje të përgjigjeve të Komunës për ta realizuar një intervistë apo për të marrë përgjigje me shkrim nga drejtuesit e saj, lidhur me shqetësimet e ngritura nga opozita dhe lidhur me projektet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe tre vjeçare të qeverisjes Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Incident në autobusin e linjës 3A, largohet nga puna shoferi dhe kondukteri pezullohet për 10 ditë

Gjendja emergjente me mbeturina në Prishtinë, Brestovci thotë që zgjidhja e vetme mbetet kontraktimi i operatorëve privat

Të hënën fillojnë punimet në rrugën te “Kino ABC”

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Incident në autobusin e linjës 3A, largohet nga puna shoferi dhe kondukteri pezullohet për 10 ditë

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Diego Simeone flet pas shortit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës