LAJMI I FUNDIT:

PD-së i hapet rruga për regjistrim në zgjedhjet vendore, rrëzohet ankimimi i grupimit të Berishës

PD-së i hapet rruga për regjistrim në zgjedhjet vendore, rrëzohet ankimimi i grupimit të Berishës

Partia Demokratike e Shqipërisë mund të regjistrohet në vendoret e 14 majit si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne, të firmosur nga nënkryetari i cili ushtron detyrën e kryetarit Enkelejd Alibeaj.

Ky është vendimi që ka marrë pasditen e së enjtes Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KAS).

Në mbledhjen e sotme, KAS rrëzoi kërkesën e grupimit të Sali Berishës ndërsa kërkesa e PD-së zyrtare u pranua pjesërisht.


Kujtojmë se përpara vendimit të sotëm nga KAS, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte kërkuar nga PD që deklarata solemne të dorëzohej e firmosur nga ai që rezulton ende si kryetar i PD-së, Lulzim Basha.

Gjithashtu KAS mori vendimin që kryekomisioneri të regjistrojë në zgjedhje PD, pasi të plotësohet dokumentacioni me të dhënat e kryetarit në detyrë Alibeaj.

“Ankuesi (PD) të depozitojë në KQZ domunetacionin shtesë si më poshtë: Deklaratën me të dhënat për nënkryeatrin, zotin Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar; Deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga nënkryetari Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar; Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e kryekomisionerit të regjistrojë subjektin Partia Demokratike me nënkryetar zotin Alibeaj”, tha relatori i çështjes Koli Bele. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori