Komisioni i Venencias do të mblidhet nesër në seancë për të shqyrtuar kërkesën e kuvendit të Shqipërisë për mandatin e Olta Xhaçkës.
Grupi i PD shprehu shqetësimin se opozita po diskriminohet dhe nuk u bë pjesë e një procesi se iniciativa që kuvendi i është drejtuar komisionit të Venecias është si rrjedhojë e angazhimit të opzoitës në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu kreu grupi i PD akuzoi opozitën se po fsheh draft-opinionin e Venecias.
“E kam me email nga drejtori i zyrës së komisionit të Venecias, që drafti ju është dorëzuar ju. Deputetët e maxhorancës e kanë draftin, na jepni dhe ne. Meqë ju keni bërë delegacion një partiak. Do na hiqni dhe të drejtën të japim sugjerime e këshilla? Do të përjashtoni opozitën nga ky proces? Nuk ju pëlqen drafti?”, u shpreh Bardhi.
Në përgjigje të tij kryetarja e Kuvendit Elisa Siropali tha se kërkesa do të vihet në dispozicion sapo të mbërrijë.
“Nuk ka asnjë dokument zyrtar të Komisionit të Venecias për të ndarë. Sapo të vijë do ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Shumica nuk ka asnjë draft të komisionit të Venecias. Nesër është seanca, sipas rregullave të tyre bëhet publik. Mos spekuloni, nuk ka asnjë draft për të ndarë, sepse bëhet sipas rregullave të tyre. Do jem në seancë si kryetare e Kuvendit, si kërkesë që kam bërë. Unë ju kam bërë ftesë në çdo vizitë, kam kërkuar edhe prezencë të deputetëve të opozitës. Shpesh kemi marrë përgjigje refuzuese edhe për shkak të situatë politike e prezencës së deputetëve në Kuvend. Do konsultohem nëse ai draft është publik dhe nëse duhet shpërndarë. Kryetari i Kuvendit nuk e ka shpërndarë draftin në grup”.
Ndërkohë, deputeti Flamur Noka është përplasur me gardistët e Kuvendit teksa tentonte të shkonte në foltore. Pas një debati nga vendi me kryetaren Elisa Spiropali, Noka u nis për te foltorja, por u pengua nga gardistët, njërin prej të cilëve e shtyu. Ata u larguan pasi Spiropali tha se e kishte lejuar fjalën e tij.
Në fjalën e tij, Noka akuzoi socialistët se po tentojnë të miratojnë një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, për të përfituar para zgjedhjeve. “Ju që keni burgosur njerëzit për 5 mijë lek për energjinë elektrike, tani doni t’i falni. Çfarë do t’i thoni familjeve të atyre që kanë vrarë veten për burgun tuaj”, tha Noka.
Sipas socialistëve kjo nismë duhet të mbështetet edhe nga opozita sepse lehtëson jetën e qytetarëve në zonat më të thella. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit