LAJMI I FUNDIT:

PD citon raportin e BERZH-it: Standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar

PD citon raportin e BERZH-it: Standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Orjola Pampuri mbajti këtë të martë një deklaratë për media në lidhje me raportin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë.

Pampuri nënvizoi se raporti i BERZH evidentoi se standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar.

Nënkryetarja e PD bëri fajtore për raportin qeverinë dhe tha se maxhoranca jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, por jeta e tyre vitet e fundit është përkeqësuar edhe më shumë në aspektin ekonomik.


“Standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar.

Kjo qeveri jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, por jeta e tyre vitet e fundit është përkeqësuar edhe më shumë në aspektin ekonomik.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për çdo nënë, për çdo familje, se sa brezi i ri.

E ardhmja jonë.

Kjo qeveri i ka braktisur dhe ata.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e saj të fundit thekson se pas vitit 2018 qeveria në Shqipëri ka qenë pengesa kryesore për investitorët e huaj dhe inkurajimi i të rinjve për t’u larguar nga Shqipëria.

Kjo është një kambanë alarmi, të cilën PD e ka ngritur shumë herë.

Një qeveri e korruptuar nuk mund të vazhdojë të qëndrojë, sepse çdo ditë që kalon vetëm thellon korrupsionin dhe largon rininë nga vendi, sepse ata nuk shohin asnjë lloj të ardhme.

Partia Demokratike është e vendosur të bëhet një alternativë e besueshme për shqiptarët.

Këtë do ta bëjmë me programin tonë për të rinjtë dhe për krijimin e një klime të mirë biznesi për investitorët vendas dhe të huaj.

Kjo qeveri ka krijuar një oligarki, duke thelluar ndarjen dhe duke pasuruar disa në kurriz të të tjerëve.

PD do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë, duke garantuar që liria ekonomike dhe një klimë e mirë biznesi do t’i japin mundësinë secilit të tregojnë aftësinë që kanë dhe të marrin atë që meritojnë”, tha Pampuri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori