Payet rikthehet me mrekullinë e radhës, shënon gol të jashtëzakonshëm

Jemi mësuar se Dimitri Payet ka një aftësi për të prodhuar gola të jashtëzakonshëm dhe një të tillë e shënoi të dielën në mbrëmje.
Marseille fitoi 4-0 ndaj Guingamp në Veledrome me kapitenin që shënoi golin për 2-0 në minutën e 73-të.
Shumë futbollistë do ta kishin stopuar atë top për të provuar dicka tjetër, por Dimitri Payet nuk është si shumica e lojtarëve.
Ai gjuajti fuqishëm dhe topi fluturimthi shkoi në cepin e portës, duke e bërë kërcimin e portierit të pavlefshëm.
Ish-futbollisti i Ëest Ham, njihet për gola spektakolar.
Ai është ngjallur prej kthimit tek ky klub, ndërsa goli i tij mund të përfundojë në listën e Puskas Aëard.
Florian Thauvin sëhnoi dy herë dhe Konstantinos Mitroglou një për fitoren që e mbanë në vend të dytë Marsiellen. /Telegrafi/
https://twitter.com/AnalistaMejia/status/1041433291252019201





















































