LAJMI I FUNDIT:

Pavlopoulos: Të bëhen ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, pastaj Marrëveshja për emrin vjen para Kuvendit të Greqisë

Pavlopoulos: Të bëhen ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, pastaj Marrëveshja për emrin vjen para Kuvendit të Greqisë

Kryetari grek, Prokopis Pavlopoulos është shprehur sërish rreth anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, pra në NATO dhe në BE.

Ai shprehet se përpiqen për marrëdhënie miqësore fqinësore dhe se në praktikë kanë dëshmuar se mbështetin anëtarësimin e fqiut verior, por parakushti mbetet zgjidhja e çështjes së emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pavlopoulos thotë se kjo arrihet vetëm pasi që të realizohen ndryshimet kushtetuese që sipas tij paraqesin garancën për daljen e Marrëveshjes para ratifikimit në kuvendin grek.


Shtetari grek është shprehur se Maqedonia duhet t’i bëj ndryshimet e patjetërsueshme juridike, diçka që sipas tij tashmë ka filluar dhe se pret që kjo të shkojë deri në fund, që të merret ftesa për në NATO./Telegrafi/