A është pavarësia e plotë, si idealizohej dikur, tashmë veç një mit, në kohën kur kompanitë globale, financat, strukturat globale të sigurisë, janë fuqizuar aq tepër sa shteti nacional nuk paraqet më strehë të sigurt për popujt e vegjël, edhe pse kjo pikërisht te këta merr përmasa mitike? A është e arsyeshme të sforcohet rilindja kombëtare kur identiteti evropian, po i përfshin ato nacionale dhe si rrjedhojë vendimet e institucioneve nacionale, në pjesën ma të madhe varen nga konjukturat kontinentale apo globale? Po demokracia, në shtetin nacional, të izoluar, a mund të funksionojë, si model shkollor, apo mundet veç të shndërrohet në instrument të oligarkëve, për të ndërtuar dhe mbajtur pushtetin e tyre absolut, kryesisht informal?
Çfarë thotë përvoja shqiptare? Edhe pse Shqipëria tashmë ka më se një shekull e pavarur, ndërkaq Kosova po i bënë dhjetë vite pavarësi, ajo që fitohet si përshtypje e parë, për politikën andej dhe këndej “Bjeshkëve të Nëmura” është se asnjëherë përgjatë historisë ato nuk kanë qenë më të varura. Por, mos u ngutni të nxirrni përfundime të gabuara, negative, nga ky pohim, duke u nisur nga nocionet e dikurshme të pavarësisë dhe lirisë. Pavarësia dhe demokracia “autentike” që ofrohet si alternativë ndaj globalizmit dhe identitetit të ri, kontinental, nuk duket gjithnjë premtuese, madje as nuk tingëllon si idealiste, ashtu si tingëllonte dikur.
Bashkëjetesa e nacionalizmit dhe demokracisë përgjatë dy shekujve të kaluar, u bë e pamundur në kohën kur lokomotiva nacionale ka mbetur pa karburant dhe më nuk tërheq përpara në asnjë fushë, aq më tepër në zhvillimin e të drejtave dhe lirive të individit, pikërisht për shkak se ndërveprimi, lëvizja e njerëzve dhe mallrave e sidomos komunikimi mes tyre është rritur aq shumë sa, i ka kaluar kufijtë historik. Edhe librat e historisë, madje edhe shumica e librave, nga të cilat mësojnë fëmijët tonë, edhe ata të politikës madje, kanë nevojë për rishkrim.
A është nacionalizmi dhe pavarësia e plotë, deri në “kullotje bari” vetëm për të mos u nënshtruar ndaj askujt, alternativë, apo ka mbetur të vegjetojë sikur ai miti enverian i cili shërben për të përqeshur dallkaukët lokalë që argumentojnë se populli duhet të jetë besnik ndaj pashallarëve lokalë në të gjitha marrëdhëniet me jashtë, ndërkohë që çdo gjë që vjen nga jashtë duhet shikuar me dyshim?
Nacionalizmi dhe shteti i fuqishëm, ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht, ishte ideali i të gjithë nacionalistëve idealistë, të cilët këtë (pa)fuqi gjithnjë e shihnin në raport me fqinjët apo në urrejtjen ndaj tyre. Pafuqia për të ndërtuat diçka të tillë dikur, në epokën e artë të nacionalizmit, dhe rreshtimi në anën e gabuar të historisë, sa me hatër sa me dhunë, ende krijon energji për të provuar diçka të tillë edhe në epokën e shthurjes së gardhiqeve lokale, madje edhe atyre nacionale, përballë makinerisë globale ekonomike, financiare dhe sidomos asaj të sigurisë. Në asgjë nuk mund të funksionosh i pavarur, sot, përpos ndoshta në qeverisjen lokale.
Pavarësisht faktit se dominon demokracia, si sundim i shumicës përmes institucioneve demokratike dhe ligjit, asnjëherë deri më tani, qytetari si sovran, nuk ka qenë më i pafuqishëm. E shumta një status në rrjetet sociale, i cili nuk bien as në sy nëse “ vëllai i madh” kujdestar nuk ta bënë “llajk”. Oligarkët lokalë e kanë suspenduar demokracinë dhe liria është formësuar si mundësi që të shkelen ligjet pa ndëshkim, çka sigurohet duke qenë pjesë e rrjetëzimit mafioz të oligarkisë. Është rritur efikasiteti i shtetit, duke e injoruar demokracinë, ose duke e “meritokratizuar” atë.
Pyetjet kryesore që dalin, në përpjekje për të zbardhur arsyet e kësaj gjendjeje ku diktatorë të vegjël modern, mbajnë në dorë të gjithë penjtë e politikës dhe pushtetit dhe njëkohësisht e bëjnë që krejt kjo të duket si liri, ndoshta mund të lidheshin me pushtetin real në vend. Kush sundon?
Pushteti i vërtetë në Ballkan, mbështetet në dy baza që kontrollojnë gjithçka dhe asnjëra nuk buron prej qytetarit. Fuqia primare është kryesisht ndërkombëtare, e përkrahur fuqishëm nga një elitë oligarkësh vendorë, të cilët në parim nuk kanë asnjë ideologji tjetër përpos parasë së përfituar nga a pushteti, pra buxheti dhe nga fondet e jashtme, të cilat natyrisht i menaxhojnë ata dhe sidomos i shpërndajnë nëpër rrjetin e tyre të ndikimit. Baza e fuqisë së oligarkëve lokal qëndron në informalitet dhe papërgjegjësi në plotë të tyre ndaj qytetarëve të cilët vetëm duke qenë pjesë e rrjetëzimit joformal, arrijnë të mbijetojnë ekonomikisht, politikisht e madje edhe fizikisht, sepse gjithçka varet nga rrjeti. Kështu ata edhe bëhen pjesë e 20 përqindëshit të privilegjuar.
Mungesa e klasës së mesme kompensohet me rrjetëzimin informal që shtrin rrënjët dhe përfshinë deri në 20 për qind të qytetarëve. Pareto rule, e aplikuar në politikën e Ballkanit, është përsosur aq shumë sa, me më pak se 20 për qind të qytetarëve që janë ingranuar në rrjetin e shtetit privat të oligarkëve, sundohet 80 për qind e popullsisë, duke manipuluar me sukses të plotë të gjitha votimet, zgjedhjet dhe zgjidhjet madje. Ata janë shndërruar në makineri (mbi)votimi, përmes së cilës madje edhe shantazhohen strukturat ndërkombëtare dhe shfronësohen qytetarët.
Këtu vijmë te nxënësit e mirë dhe nxënësit e këqij në politikë. Duke ofruar modele të përsosura nga librat shkollorë por njëkohësisht jofunksionale dhe duke u ndier të vetëmjaftueshëm, oferta kombëtare, madje edhe ajo demokratike, e cila nuk e merr parasysh realitetin e ri global, po shihet si rrezik për rendin e ri në rajon. Sot, në këtë konjukturë, është më e rëndësishme me kë je, sesa kush je.
Pavarësia dhe dinjiteti kombëtar i konceptuar nga rilindësit, padyshim se bëhet qesharak dhe kontrovers nëse aplikohet në formën e ëndrrave të nacionalistëve tonë të shekullit XIX e madje edhe atyre të XX-tës. Korruptimi i intelektualëve, prej politikës, dhe sidomos prej oligarkisë, ka bërë që me identitetin të merren politikanë pa identitet dhe dije por me interesa të qarta. Ata jo se e kanë kuptuar, por e ndjejnë se krejt kjo është çështje raporti me fuqitë që i drejtojnë proceset globale dhe rendin e ri global të ndërtuar kryesisht në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtarë, infrastrukturës transkontinentale të naftës dhe gazit si dhe interesit të biznesit global për kufij të hapur dhe lëvizje të papenguar. Të gjitha dallimet tashmë, derisa të merr formë përfundimtare kjo luftë, janë të pajtueshme, përpos asaj në mes të globalistëve dhe antiglobalistëve …!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!