Paulo Dybala ka thënë se Juventusi duhet t'i mposht të gjithë, kështu që nuk i intereson se kush i bie në në raundin e eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët dolën të parët në grup edhe pse pësuan humbje ndaj  Young Boys me rezultat 2-1.


"Nuk e kam parë golin e anuluar, por gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam grupin, megjithëse falë Valencias që e kishte mundur Manchester Unitedin".

GettyImages 1069458912 Paulo Dybala në aksion me fanellën e Juventusit . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

"Kemi humbur raste që të marrim epërsinë në pjesën e parë dhe që u dha atyre besim. Sapo morëm golin e dytë ne reaguam”.

"Disfata dhemb, sepse kemi ardhur këtu për të kërkuar fitore, por duhet të shërbejë si një mësim për të ardhmen".

Juventusi mund të përballet me Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke, Ajax ose Lyon në raundin e 16-të.

GettyImages 1056950380 Juventus . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

"Për të fituar Ligën e Kampionëve, ju duhet t'i mposhtini të gjithë, kështu që nuk më intereson se me kë do të përballemi në raundin e ardhshëm", ka thënë Dybala./ Telegrafi/

telegrafi sport app