Mesfushori brazilian, Paulinho ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës që nga transferimi i ti para disa javëve nga skuadra kineze, Guangzhou Evergrande.

Barcelona ka fituar me shumë vështirësi dhe rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim e saj te Getafe.


Goli i fitores për katalunasit u shënuan nga Paulinho, i cili u pa i lumtur pas ndeshjes me golin dhe tri pikët.

“Jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores”, ka thënë fillimisht Paulinho.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe gjëja më e rëndësishme ishin tri pikët”, përfundoi mesfushori brazilian.  /Telegrafi/

telegrafi sport app